1 mijë e 120 të vdekur nga koronavirusi në vendin tonë

00:00 | 08 December 2020

1 mijë e 120 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë.

Po vazhdon të rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë.

Vetëm sot janë regjistruar 14 të vdekur, derisa numri i përgjithshëm ka shkuar në 1 mijë e 120.

Që nga 13 marsi kur u paraqitën rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 43 mijë e 324 raste nga 154 mijë e 84 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29 mijë e 430 raste.

Aktualisht kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 774.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç)”, ka njoftuar sot IKSHPK.

Komento: