1 mijë e 275 vaksina të administruara në 24 orët e fundit në Kosovë

16:19 | 17 Shkurt 2022

1 mijë e 275 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 805 mijë e 533 vaksina.

812 mijë e 299 persona janë vaksinuar me dozen e dytë të vaksinës. Teksa, deri sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon.Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës. Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Komento: