Sonte janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
Në Kosovë sot janë shënuar edhe 214 raste të reja me coronavirus. Kështu në Kosovë janë bërë 1 mijë e 951 raste aktive me këtë virus.
Ndërkohë sot është bërë e ditur se janë shëruar 60 persona.
“Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951|, ka bërë me dije IKSHPK-ja.