“1 mijë ushtarë kanë ngrënë biftek”, Brahimaj i reagon Maqedoncit: Si nuk i vjen turp të jap këtë deklaratë dy ditë pasi një ushtarak i FSK-së ndërroi jetë duke punuar për idare

11:08 | 12 November 2024
“1-mije-ushtare-kane-ngrene-biftek”,-brahimaj-i-reagon-maqedoncit:-si-nuk-i-vjen-turp-te-jap-kete-deklarate-dy-dite-pasi-nje-ushtarak-i-fsk-se-nderroi-jete-duke-punuar-per-idare

Ish gjenerali, Lahi Brahimaj i ka reaguar ministrit Ejup Maqedonci pas deklaratës se 1 mijë ushtarë kanë ngrënë të martën biftek për herë të parë.

Në Facebook, Brahimaj tha se do të duhej t’i vinte turp ministrit pasi dy ditë më parë një ushtarë vdiq pasi ra nga një objekt teksa punonte jashtë orarit.

Sipas Brahimajt, janë qindra ushtarë që detyrohen të punojnë punë të tjera, kjo për shkak të kushteve jo të mira në FSK.

E, sipas tij gjithë kjo për shkak të një ministri që krehonet kot.

“Ministri Maqedonci dje paska dhënë lajmin se rreth 1000 ushtarë paskan ngrënë biftek të klasit të parë. Si nuk i vije turp ministrit të jep këtë deklaratë publike dy ditë pasi një ushtarak i FSK-së ndërroi jetë duke punuar për idare në një ditë vikendi ngase kushtet që ofron FSK-ja nuk mjaftojnë për të mbajtur familjen. Janë qindra-mijëra ushtarë që detyrohen të punojnë kamarierë, forca të sigurimit privat dhe çfarë pune tjetër fizike sa për të mbijetuar. Dhe për më keq, të njëjtit do i zë dimri me rroba të grisura, të vjetruara dhe pa kushte minimale për temperaturat e ulëta. Kjo ndodhë kur një ministër koti krenohet me një racion ushqimi sa për t’i mashtruar militantët që janë në tension nga rënia e besimit të qeverisë në shkuarje”, ka thënë ai.

Komento: