1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë babanë në Deçan

20:56 | 06 Shkurt 2026
​18 vrasje në Kosovë gjatë 2025-ës, ekspertët flasin për motivet

Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Musë Povataj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit K.M., i cili dyshohet se ka goditur me sëpatë babanë e tij në Isniq të Deçanit.

“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri K.M. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Paraburgimi i është caktuar nga data 06.02.2026, ora 04:00 dhe do të zgjasë deri më 06.03.2026.

Bëhet e ditur se masa e paraburgimit do të mbahet fillimisht në Repartin e Psikiatrisë në Pejë, për aq kohë sa vlerësohet i nevojshëm trajtimi shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij i pandehuri do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.

Komento: