Data 1 tetor ngërthen në vete një mori ngjarjes të rëndësishme.
1 tetori, është një prej datave që ka pasë më së shumti zhvillime historike, qoftë për të arritura të njerëzimit, në shkencë, teknologji, industri, politikë, sport dhe shumëçka tjetër.
Në vitin 331 p.e.s Leka i Madh mundë Dariusin III të Persisë në Betejën e Gaugamelës.
959, Edgar i njohur si “The Peaceble”, bëhet mbret i Anglisë.
Në shekullin e XIX, në vitin 1847, në këtë datë, inovatori gjerman Ëerner von Siemenes themon kompaninë Siemes AG & Halske.
Derisa në vitin 1870, kjo datë është e rëndësishme për Italinë, pasi Roma u bë kryeqytet, transmeton Klankosova.tv.
Një tjetër datë e rëndësishme në histori është edhe hapja e parë e poçave elektrikë nga Thomas Edison, në 1880.
Tetë vjet më vonë, u botua për herë të parë revista National Geographic.
Në këtë datë të vitit 1924, u lind Jimmy Carter, i cili ishte presidenti i 39-të i SHBA-së, nga viti 1977-1981.
Një ndër arritjet kryesore në shkencë ishte në vitin 1958, pasi u krijua NASA për të zëvendësuar institutin e quajtur NACA.
Ëalt Disney Ëorld në vitin 1971 hapet afër Orlando, Florida, SHBA.
Teksa në sport, Mohammad Ali mund Joe Frazierin në ndeshjen e boksit në Manilla Filipine.
Përderisa në futboll, kjo datë në vitin 1975 ishte e trishtë, pasi ylli brazilian Pele lë futbollin.
Për Helmut Kohl, kjo datë ishte speciale, pasi zëvendësoi Helmut Schmidtin, si Kancelar të Gjermanisë.
Në vitin 1998, Vladimir Putin bëhet anëtar peranent i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.
Derisa sa i përket figurave shqiptare vlen të përmendet poeti dhe atdhetari, Jusuf Gërvalla, i cili u lind në këtë datë të vitit 1945.
1 tetori, gjithashtu është dita botërore e të moshuarve dhe dita botërore e luftës kundër hepatitit C.
Në këtë datë gjatë shekullit XII-XIV, ka vdekur Jan Kukuzeli, ose Shën Joan, i cili ishte shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricen i muzikës kishtare bizantine në Kishën Ortodokse.
Në këtë datë e arritën gjithashtu pavarësinë shumë shtete; Kina gjatë vitit 1949, Nigeria 1960, Tuvalu 1978, Palau 1994.
Një nga ngjarjet që i priu pavarësisë së Kosovës është edhe protesta e organizuar nga studentët shqiptarë 25 vjet më parë.
Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat që qëllim kishin kundërshtimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare.