Shoqata e Kërkim – Shpëtimit nga Kosova shpëton trevjeçaren 10 ditë pas tërmeti.
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur që ta shpëtojë një trevjeçare nga rrënojat 10 ditë pas tërmetit.
Lajmi u konfirmua nga vet shoqata nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Kjo shoqatë ka publikuar edhe pamje nga momenti i shpëtimit të vajzës.
“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e tërmetit 7.8 shkallësh të 6 shkurtit, që tronditi Turqinë dhe Sirinë vdiqën mbi 35 mijë persona.