10 mijë euro i kushtron sofra Dardan Gashit

13:14 | 15 June 2019

Shpenzimet e shumta për dreka dhe darka po vazhdojnë nga ministritë kosovare.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, e udhëhequr nga Dardan Gashi, ka planifikuar t’i shpenzojë afro 10 mijë euro për organizimin e panairit dhe sofrës tradicionale për Ditët e Diasporës në Kosovë.

Në bazë të tenderit të publikuar për “Shërbime të vendosjes së tendave, organizimi i Panairit dhe sofrës tradicional 2019,të publikuar nga ky institucion me 9,500 euro planifikohen të organizohen 5 aktivitete në lokacione të ndryshme të Kosovës.

Për katër ditë me radhë Ministria e Diasporës dhe Investime Strategjike, do të organizoi aktivitete në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, Manifestim me 1 gusht në Prekaz dhe manifestimi qendror do ët mbahet me 2 gusht në Prishtinë, shkruan Infokusi.

Në dosjen e tenderit kërkohet që Operatori Ekonomik, i cili dëshiron të fitoi këtë tender duhet të ketë të realizuara minimumi një kontratë për shërbime të ngjashme, gjatë 3 viteve të shkuara para datës së publikimit te këtij njoftimit për kontratë.

Komento: