10 mijë euro në muaj ofron biznesmeni kosovar për Fondin e Sigurisë

21:10 | 01 Mars 2022

Biznesmeni kosovar ofron nga 10 mijë euro në muaj për Fondin e Sigurisë.

Biznesmeni kosovar, Kushtrim Hoxha, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për ndryshimin e masave kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka njoftuar se si shenjë falënderimi, do të dhurojë nga 10 mijë euro për çdo muaj për Fondin e Sigurisë.

“Faleminderit shteti jonë i dashur, për çdo muaj nga ne do t’i keni donacion nga 10.000 euro dedikuar për ‘Fondin e Sigurisë’ në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoxha.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka njoftuar për hapjen e Fondit të Sigurisë, ku qytetarët mund të dhurojnë donacione që do të shërbejnë për investime në sigurinë e vendit.

Komento: