10 mijë euro vidhen në një supermarket në Rahovecë

18:49 | 03 Janar 2021

Vidhen 10 mijë euro në një supermarket në Xërxë të Rahovecit.

Në një supermarket në fshatin Xërxë të Rahovecit janë vjedhur 10 mijë euro dhe 100 shteke të cigareve.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

“Personat e panjohur në objektin e Q.T kanë depërtuar nga ana perëndimore (pasme) ku kanë hapur një vrimë në murin e jashtëm me mjete të forta në dimensione 40×50 cm përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kane kryer vjedhjen”.

“Sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve të ndryshme 100 shteke, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla në vlerë rreth 10.000 Euro. Rastin në fjalë e merr njësiti i hetimeve regjionale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: