Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe drejtuesit te mediumit online Demokracia .com
Qysh nga ora 8:30 në mëngjes, patrullat e policisë kanë qëndruar tek hapësira ku po kryhej bastisja.
Avokati i Behramajt, Artan Çerkini tha se ai po hetohet lidhur me dyshimin për një vepër penale e cila sipas tyre, hyn në juridiksionin e Speciales.
Megjithatë i njëjti shtoi se nuk është specifikuar vepra.
Ndonëse se bastisja nga trupat e EULEX-it, ka zgjatur plot 10 orë, për Behramajn nuk ka urdhërarrest sipas avokatit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe EULEX nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë aksion.
I pyetur se a lidhet kjo bastisje me gjykimin e ish presidentit Thaçi, Çerkini potencoi se është shumë herët të dihen detaje për këtë.
Ndërkaq, Behramaj tha se për shkak te rastit te ndjeshëm nuk do te deklarohet.