
218 pacientë të shtrirë në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës kanë qenë të hospitalizuar 218 pacientë, raporton Gazeta Express.
87 pacientë të shtrirë janë të infektuar me COVID-19, prej tyre 62 janë me oksigjeno-terapi ndërsa 2 në ventilim mekanik joinvaziv.
Lexo Edhe:
Çmimi marra mendës i çantës Louis Vuitton në formë avioni
10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 436 Vizita Specialistike;
– 38 Pranime;
– 218 Pacientë të Hospitalizuar;
– 8 Lindje, 4 vajza dhe 4 djem;
– 8 Operacione;
– 45 Hemodijaliza;
– Analiza: 238 pacientë që kanë bërë 3,351 analiza;
-186 Shërbime Radiologjike dhe atë: 125 Rëntgena, 42 Ultrazëra, 17 CT-ja dhe 2 Mamograf;
– 18 vizita vizita specialitike Fiziatrike dhe 57 shërbime fiziatrike;
Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:
– 87 pacientë me Covid 19 të shtrirë;
– 62 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;
– 2 pacientë me Covid 19në CPAP;
– 10 Pacientë me Covid 19në gjendje më të rëndë;
– 4 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.