Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë të infektuar me COVID-19.
Nga spitali kanë njoftuar se 59 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 9 të tjerë janë në CPAP.
Ndërkohë që 10 pacientë të tjerë që janë të infektuar me COVID-19, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i plotë i spitalit:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 27.09.2021:
66 pacientë janë të shtrirë;
52 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
9 pacientë janë në CPAP;
10 pacientë ne gjendje të rëndë;