10 shitjet që Manchester United nuk duhej t’i bënte

17:43 | 10 Prill 2019

Manchester United në këto vitet e fundit ka shitur shumë lojtarë e shumica prej të cilëve ishin futbollistë premtues.

Një largim i pamenduar mirë në vitin 2012 i Paul Pogbas, i ka kushtuar 105 milionë euro ‘Djajve të Kuq’, që në vitin 2016 e rikthyen në skuadër francezin.

Rasti i Pogbas nuk është i vetmi.

Nga Manchester United janë larguar edhe lojtarë si Gerard Pique, që sot është pjesë e Barcelonës, për të vazhduar me Cristiano Ronaldon, Carlos Tevez dhe Angel Di Maria.

‘Goal.com’ ka bërë një listë me lojtarët që Manchester United mund të jetë penduar që i ka larguar nga skuadra.

Gerard Pique (Barcelona, 2008)

Paul Pogba (Juventus, 2012)

Angel Di Maria (PSG, 2015)

Jaap Stam (Lazio, 2001)

Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2009)

Diego Forlan (Villarreal, 2004)

Carlos Tevez (Manchester City, 2009)

Memphis Depay (Lyon, 2017)

Danny Drinkwater (Leicester City, 2012)

Wilfried Zaha (Crystal Palace, 2015)./Lajmi/

Komento: