10-vjeçari mbijetoi pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit, Rama i bën këtë premtim

23:17 | 30 Nëntor 2019

Tërmeti i së martës solli tragjedi për shumë familje në Shqipëri.

E tillë është historia e 10 vjeçarit, Alesio Cakoni.

Siç tregon daja i tij ai është hedhur nga kati i pestë i pallatit që u shemb i gjithi dhe i mori jetën motrës së tij Dritës 16 vjeç dhe babait Kastriotit. Ndërkohë nëna e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Daja: Alesio ka nevojë për shtëpi, janë të pastrehë. Nuk ka ku të shkojë pas spitali.

Rama: Do të vijë në shtëpinë time nëse nuk ka ku të shkojë.Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë. Të hidhet nga kati i pestë dhe të mos më ketë shok mua.

Kryeministri Rama u përpoq të sjellë pak atmosferë në dhomën e vogëlushëve, për tu larguar disi mendjen nga drama dhe tragjeditë që kanë kaluar, duke u premtuar dhe dhurata.

Komento: