Një fëmijë 10 vjeҫar ka humbur jetën në lumin Drini i Bardhë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
10 vjeçari, derisa kishte qenë së bashku me disa fëmijë tjerë.
Pastaj kishte rënë në ujërat e lumit Drini i Bardhë dhe pas një kohe viktima është gjetur pa shenja jete, njofton PK.
“ Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i moshës 10 vjeç derisa kishte qenë së bashku me disa fëmijë tjerë, kishte rënë në ujërat e lumit Drini i Bardhë. Pas një kohe viktima është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju ka liruar familjarëve”.