Yllka Kuqi është ndër këngëtaret me të njohura në vendin tonë.
Në rrjetet sociale tashmë ka bërë bujë një sfidë e re, ajo për të ndarë imazhe të realizuara dhjetë vjet me parë.
Edhe këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi është bërë pjesë e kësaj loje.
Por, për dallim nga të tjerët ajo ka vendosur të tregoj se si sot edhe para një dekade ishte e dashuruar marrëzisht në bashkëshortin e saj.
Dy fotografi të realizuara në vite të ndryshme, por me të njëjtin pasion.