100 aksidente veç të hënën në Kosovë

09:26 | 30 Dhjetor 2025
100 aksidente veç të hënën në Kosovë

E hëna ishte një ditë e rëndë për komunikacionin e Kosovës, pasi u regjistruan plot 100 aksidente.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 26 prej tyre u shënuan me të lënduar, ndërkohë 74 me dëme materiale.

Përgjatë këtij 24-orëshi, u shqiptuan edhe 1810 gjoba trafiku, derisa u arrestuan 10 persona.

Komento: