Partitë politike në vend po vazhdojnë fushatën para zgjedhjeve.
PDK ia ka marrë 100 aktivistë AAK-së në Vushtrri.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.
Ai u ka bërë thirrje edhe të tjerëve të bashkohen sipas tij për një të ardhme më të mirë.
Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:
Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, po vazhdon të rritet edhe më shumë në çdo lagje, fshat e qytet. Luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit sot iu bashkuan edhe mbi 100 aktivistë të AAK-së, pjesë e strukturave të saj në Vushtrri.
Ne jemi besim dhe shpresë për të gjithë qytetarët tanë!
Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mire.