100 dollarë për çdo qytetar që merr vaksinën, ja në cilin qytet po ndodh kjo

23:10 | 28 July 2021

New York planifikon që të paguajë 100 dollarë për çdo person i cili do të marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ishte vetë kryebashkiaku Bill de Blasio që e ka njoftuar një ide të tillë gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.

“Stimujt ndihmojnë jashtëzakonisht shumë. Unë mendoj se kjo është një masë shumë, shumë tërheqëse për njujorkezët dhe që do të ketë një ndikim të madh”, tha Kryetari i Bashkisë Bill De Blasio.

Ky stimul do të fillojë ditën e premte (30 korrik) dhe do jetë në dispozicion për të gjithë personat që marrin dozën e parë të koronavirusit.

Fondet do të disbursohen përmes një kartele debiti të parapaguar e cila do të shpërndahet gjatë 15 minutave të vëzhgimit që u janë nënshtruar ata që janë të vaksinuar për arsye sigurie.

59% e popullsisë së qytetit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 54% janë plotësisht të vaksinuar.

Komento: