Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët – ekzekutohen gjatë këtij muaji.
Qeveria e Kosovës i ka ndarë 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.
Për këtë Qeveria i ka ndarë mbi 28 milionë euro e 208 mijë e 800 euro.
“Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin që kemi disejnuar muajin e kaluar, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume njëhershme prej 100 eurosh e cila do të ekzekutohet në llogaritë e tyre gjatë këtij muaji”, ka thënë Bislimi.
Ky vendim u aprovua edhe nga ministrat e tjerë kështu hyri në fuqi.