100 eurot për studentët, Ministria e Financave: Ende është faza e aplikimeve – Pagesat bëhen me faza, pasi t’i shqyrtojmë

17:26 | 23 Tetor 2025
100 eurot për studentët, Ministria e Financave: Ende është faza e aplikimeve – Pagesat bëhen me faza, pasi t’i shqyrtojmë

Aplikimi për 100 euro të studentave është ende në fazë të aplikimeve, dhe mbyllja e afatit të aplikimeve bëhet më 31 tetor, kanë thënë nga Ministria e Financave.

“Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”, thuhet në përgjigje.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.

“Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së./Front Online

Komento: