
SHSKUK pranon donacion 100 mijë maska kirurgjike.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka pranuar donacion 100 mijë maska kirurgjike nga ATS Group, me seli në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Pronari i kompanisë është Sefket Demirovski, një mërgimtar shqiptar në Turqi, njofton Klan Kosova.
Vlera e donacionit është 40 mijë euro. Donacioni është dhuruar përmes personit të autorizuar në Kosovë, Driton Shukit, pronar i kompanisë ‘Avicena’, i cili premtoi se do të ketë donacione edhe më të mëdha nga ky donator.
