100 milionë euro ndihma për sportin nga Qeveria italiane

23:23 | 06 April 2020

Qeveria italiane ka ndarë 100 milionë euro ndihma për sportin.

Sot, qeveria italiane ka miratuar një tjetër pako stimuluese për ekonominë e vendit.

Në kohën e krizës së pandemisë Covid-19, situata ekonomike në shumë vende ka filluar të rëndohet.

Qeveria italiane sot ka treguar se cilat janë hapat që do të marrin, duke zbuluar se do të ndahen 400 miliardë euro për të gjitha bizneset.

Në mesin e ndihmave, Ministria e Sportit të Italisë, e udhëhequr nga Vincenzo Spadafora, do të ketë 100 milionë euro në dispozicion.

Spadafora ka thënë se këto ndihma do të ndahen për të gjitha nivelet e sportit, me theks të veçant te skuadrat e niveleve më të ulëta dhe niveleve amatore.

Në anën tjetër Serie A po diskuton me lojtarët që të përfitojë edhe nga pagat e tyre, me anë të reduktimeve deri në 1/3.

Komento: