100 mostra të reja nga Prishtina janë dërguar në testim për koronavirus

21:58 | 12 Prill 2020

Për shkak të rasteve me koronavirus, Prishtina është future në karantinë.

Sot janë dërguar 100 mostra të dyshimta në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK për testim.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se 40 raste që kishin kontakt me 20 persona të prekur me Covid-19 u konfirmuan si negativ.

Ndërkohë, rezultati për 100 mostrat e reja pritet të dalë së paku pas 2 orëve.

Drejtori i IKSHPK, Naser Ramadani, ka paralajmëruar se gjatë këtyre tre javëve pritet të jetë piku i rasteve pozitive me koronavirus. Ai ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për vetëpërmbajtje.

Komento: