Po vazhdon edhe këtë vit ‘trendi’ i vizitave të qyteteve nga të cilët u janë vënë emrat edhe njerëzve.
Këtë vitë rreth 100 gra e vajza kosovare me emrin Valbona, kanë vizituar Valbonën.
Kjo vizitë u mundësua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. Ambasadori Qemal Minxhozi tha për “Zëri.info” se do vazhdojnë të angazhohen edhe të organizojnë sa më shumë aktivitete që i afrojnë të dyja vendet tona.
Nën patronatin e kësaj Ambasade muaj më parë u organizuan edhe vizitat e 40 Sarandave në Sarandë dhe Vlorave në Vlorë.