“1000 euro neto”, Haradinaj premton rritje pagash në shëndetësi prej 41% në vitin e parë të qeverisjes

17:38 | 15 November 2024
“1000-euro-neto”,-haradinaj-premton-rritje-pagash-ne-shendetesi-prej-41%-ne-vitin-e-pare-te-qeverisjes

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ramush Haradinaj  në një takim me punëtorë shëndetësor ka thënë se programi i kësaj partie për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes.

Haradinaj ka thënë që kjo reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto ” në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor”./Gazeta10

Komento: