101-vjeçarja iku nga shtëpia e pleqve, shkoi për ta vizituar vajzën e saj që kishte ditëlindjen

14:21 | 08 Prill 2020

101-vjeçarja iku nga shtëpia e pleqve për ta vizituar vajzën e saj që kishte ditëlindjen.

Një grua 101-vjeçare nga Gjermania ka ikur nga shtëpia e të moshuarve në përpjekje për ta vizituar vajzën e saj për ditëlindje, njoftoi policia gjermane.

Sidoqoftë, zyrtarët e ndaluan atë pasi kishte arritur të largohej përmes daljes emergjente në shtëpinë për kujdes ndaj të moshuarve në pjesën veriore të Gjermanisë.

Policia e qytetit Brunsëick u lajmërua për rastin pasi zonja e moshuar e kishte humbur rrugën përderisa po mundohej ta gjente shtëpinë e vajzës në periferi të qytetit, shkruan “Daily Mail”.

Ndonëse ajo u tha policëve se jeton bashkë me vajzën, zyrtarët policorë dyshuan se e moshuara nuk është duke e thënë të vërtetën.

Kur ata e dërguan te shtëpia e vajzës, vajza e saj i tregoi policisë se nëna kishte filluar t’i banonte në shtëpinë e të moshuarve para dy jave.

Zonja e moshuar kishte mundësi që ta shihte vajzën vetëm përmes xhamit të veturës së policise, sepse u dërgua përsëri në shtëpinë e të moshuarve.

Shtëpitë e të moshuarve në Gjermani janë mbyllur për vizitorë si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komento: