
Sot janë konfirmuar 103 raste të reja me koronavirus.
IKSHPK njofton se nga 489 mostrat e marra, 103 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 95 pacientë./ORAinfo/