
Luan Ibrahimi, kapiten i Krimeve Ekonomike në konferencën për media lidhur me aksionin për manipulim të votave në Prizren, i cili rezultoi me 109 të arrestuar, tha se ky ishte ndër operacionet më të mëdha që ka realizuar Policia e Kosovës.
Megjithatë, sipas tij, ky aksion erdhi edhe me vështirësitë e veta, por siç tha ai, Policia ia ka dalë me sukses, transmeton Klankosova.tv.
“Ne si Drejtori e Krimeve Ekonomike jemi angazhuar të marrim informacione për keqpërdorime, gjithashtu edhe me t’u pajisur me autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, edhe përkundër vështirësive që kanë ndodhur për shkak se ky ka qenë një prej operacioneve më të mëdha që ka realizuar ndonjëherë Policia e Kosovës, ne jemi përgatitur, jemi mobilizuar”, tha Ibrahimi.