11-javë negociata, s’i lëkundin taborët për presidentin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

11-javë negociata, s’i lëkundin taborët për presidentin

08:49 | 24 Dhjetor 2019

Negociatat 11-javore s’i lëkundin taborët për presidentin.

Të enjten, kur pritet të mbahet seanca konstituive, do të bëhen 11 javë prejse LVV – LDK-ja kanë nisur negociatat për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Por dy palët e përfshira në bisedimet për formimin e qeverisë së re akoma nuk kanë arritur ta gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket finalizimit të marrëveshjes, shkruan gazeta “Zëri”.

partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, LVV-ja dhe LDK-ja, janë barrikaduar me qëndrime të kundërta rreth postit të presidentit.

Ndonëse po ofrohet seanca për konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, këto dy subjekte, të cilat janë duke negociuar për bërjen e qeverisë së ardhshme prej më shumë se dy muajsh, ende nuk janë marrë vesh rreth marrëveshjes përfundimtare.

LDK-ja nuk po rresht së kërkuari pozitën e presidentit, kurse Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mos zmbrapset nga qëndrimi i saj, se kjo pozitë nuk duhet të bëhet pjesë e negociatave të tanishme mes palëve.

Ani pse kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te mbledhja konstituive, liderët e LVV-LDK-së nuk janë takuar qysh nga e premtja e javës së kaluar për të biseduar rreth tejkalimi të mospajtimeve.

Pavarësisht kësaj, asnjëra prej këtyre dy subjekteve nuk ka njoftuar se kur do të ndodhë tentimi i radhës për ta shembur digën ekzistuese rreth pozitës së shefit të shtetit, ndonëse janë shprehur optimistë se takimi i ardhshëm të ndodhë para 26 dhjetorit.

Komento: