11 mijë euro i vjedh punëtori nga kompania në Lipjan dhe “zhduket”

10:10 | 13 May 2022

Punëtori në Lipjan i vjedh 11 mijë euro nga kompania dhe “zhduket”.

Një shef i një kompanie në Lipjan ka lajmëruar dje në polici një punëtor të tij.

Ai ka raportuar se punëtori, gjatë shpërndarjes së mallit të nga blerësit ka marrë 11 mijë euro të cilat nuk i takonin atij, shkruan lajmi.net.

Pas këtij akti, punëtori nuk është lajmëruar më në punë.

Policia thotë se lidhur me rastin nuk ka ende të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar.

Komento: