11 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:44 | 06 Janar 2021

69 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve ky spital njofton se 2 pacientë janë në respirator(CPAP), 47 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, kurse 6 pacientë janë shëruar nga Covidi-19 gjatë 24-orëve të fundit.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 217 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 27 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

4 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

354 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 5.248 sosh, ndërsa janë kryer 3 operacione.

Komento: