11 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

10:30 | 08 Prill 2021

Në spitalet rajonale por edhe në QKUK është duke vazhduar trajtimi i pacienteve të prekur me virusin COVID-19.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 86 pacientë me coronavirus.

Prej tyre 61 janë në oksigjenoterapi, 3 pacientë janë në CPAP dhe 11 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas një njoftimi nga Spitali, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë.

Komento: