11 persona infektohen me koronavirus në këtë pjesë të Kosovës

12:13 | 16 Prill 2020

Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Njëmbëdhjetë raste të reja me koronavirusit janë regjistruar në Veri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuar Covid-19 në komunitetet serbe në Kosovë në 69, tha epidemiologu në Institutin e Shëndetit Publik në Mitrovicë, Aleksandar Antonijeviq.

Raste e reja të të infektuarve janë regjistruar në Zubin Potok katër, në Zveçan tre, dhe nga dy në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq.

Deri më tani, janë konfirmuar gjithsej 29 raste të infeksionit në Mitrovicën e Veriut (një person ka vdekur), në Zveçan, gjithsej 18 raste, në Zubin Potok 13 dhe në Leposavic 8 (njëri prej të cilëve ka vdekur) dhe një rast në Graçanicë.

Deri më tani, janë marrë kampione 544, dhe gjithsej 69 pozitive për këtë virus.

Rritja e numrit të pozitivëve për këtë virus është rezultat edhe i numrit të testeve të shtuara, shtoi Antonijevic.

29 prej tyre ishin vendosur në Qendrën Studentore në Mitrovicën e Kosovës dhe 18 pacientë u shtruan në Spitalin Klinik të Mitrovicës.

Komento: