11 persona të humbin jetën nga moti i lig në SHBA

09:17 | 12 Janar 2020

11 persona të humbin jetën.

Stuhitë e fuqishme që e kanë përfshirë pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara janë cilësuar shkaktare për humbjen së paku 11 personave, përfshirë dy pjesëtarë të ekipeve emergjente.

Ky rajon është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut, tornadot dhe erërat me shpejtësi të madhe.

Viktimat e motit të lig u regjistruan në Teksas, Alabama dhe Louisiana.

Shërbimi Kombëtar i Motit i raportoi tri humbje jete të lidhura me motin e lig në Alabama, ndërsa zyrtarët e Teksasit thanë se dy pjesëtarë të ekipeve emergjente humben jetën në dy aksidente fatale në trafik për shkak të akullit në rrugë.

Autoritetet i kanë filluar kërkimet për viktima të tjera të mundshme, sepse shkuarja në disa zona është bërë e vështirë për shkak të rrugëve të rrëshqitshme. /Express

Komento: