11 raste të dhunës raportohen në Polici për një ditë

09:08 | 06 November 2024
11-raste-te-dhunes-raportohen-ne-polici-per-nje-dite

Njëmbëdhjetë raste të dhunës janë raportuar në Policinë e Kosovës Brenda 24 orëve të fundit, raporton Front Online.

Kështu ka bërë të ditur PK-ja përmes raportit 24-orësh.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 05.11.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 04.11.2024-16:00. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 05.11.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër shtetase e Arabisë Saudite. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fushe Kosovë 05.11.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjaret e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 01.11.2024-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtërpcë, 05.11.2024-12:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj, ka thyer urdhrin e gjykatës. Ai dyshohet të ketë kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 05.11.2024-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 05.11.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Malishevë 03.11.2024-NN. Më 05.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Malishevë 05.11.2024-15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar nga ish bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Zveqan 04.11.2024-18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj. I njëjti kishte demoluar shtëpinë dhe ishte larguar nga aty. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

Komento: