
Në Kosovë s’ka të prekur nga koronavirusi.
Dalin negative 11 rastet e sotme të dyshuara për koronavirus në Kosovë
Kosova ende pa asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi përmedia të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Me datë 12.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar njëmbëdhjetë pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, ka thënë IKShPK-ja në një njoftim për media.
Prej muajit shkurt deri më sot, gjithsej janë paraqitur 93 pacientë të dyshuar për koronavirus në Kosovë. Deri tash, nuk është i raportuar asnjë i infektuar.