11 të shëruar nga koronavirusi në Gjakovë

17:36 | 03 Maj 2020

Nga 16 të prekurit me koronavirus në Gjakovë, janë shëruar 11 pacientë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se janë gjithsej 11 persona të shëruar nga koronavirusi i ri.

Në këtë komunë gjithsej 16 qytetarë janë prekur nga kjo sëmundje, prej tyre 11 janë shëruar dhe një ka vdekur.

“Gjakova në rrugë të mbarë, 11-të shëruar nga Covid 19 në Komunën tonë, durim edhe pak deri sa të largohet përfundimisht pandemia nga vendi ynë”, ka shkruar Kolaj në Facebook.

Komento: