11 të vdekur pas sulmit në bazën ushtarake ruse në kufi me Ukrainën

14:59 | 16 October 2022

Një bazë ushtarake stërvitore ruse është sulmuar pranë kufirit me Ukrainën, ku raportohet se persona të armatosur kanë sulmuar bazën e stërvitjes ku për pasojë mbetën të vdekur 11 persona.

Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se dy persona të armatosur kishin hapur zjarr gjatë një stërvitje të shtunën. Sipas agjencisë ruse, sulmi me armë synonte një grup vullnetarësh të cilët kishin dalë për të luftuar kundër Ukrainës.

Rusia ka hapur hetim për sulmin ndaj bazës ushtarake.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmuesit ishin nga një ish-republikë sovjetike, pa dhënë detaje. Një zyrtar i lartë ukrainas, Oleksiy Arestovych, tha se dy burrat ishin nga republika kryesisht myslimane, e Azisë Qendrore të Taxhikistanit dhe kishin hapur zjarr ndaj të tjerëve pas një debati për fenë.

“Si rezultat i incidentit në një poligon në rajonin e Belgorodit, 11 persona vdiqën nga plagët me armë zjarri dhe 15 të tjerë u plagosën”, tha Komiteti Hetues i Rusisë, duke njoftuar hetimin penal. Nuk dha detaje të tjera.

Komento: