11 trupat e viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Iran kthehen në Ukrainë

15:43 | 19 January 2020

Një tragjedi e madhe ka ndodh ditë me parë kur një aeroplan u godit duke shkaktuar vdekjen e personave që gjendeshin në aeroplan.

Janë kthyer në Ukrainë trupat e 11 viktimave që vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit në Iran.

Të gjithë 176 personat që ndodheshin në aeroplanin e kompanisë “Ukraine International Airlines” vdiqën pasi aeroplani u sulmua me raketë përmes sistemit të mbrojtjes ajrore në Iran.

Shumica e viktimave ishin iranianë ose qytetarë me shtetësi të dyfishtë. Në mesin e tyre ishin edhe 57 kanadezë, ndërsa nëntë ukrainas ishin pjesëtarë të ekuipazhit.

“Sot në aeroportin e Boryspil-it, familjet e viktimave dhe i tërë kombi e kanë mundësinë të bëjnë homazhe para trupave të udhëtarëve dhe ekuipazhit ukrainas, të cilët janë kthyer në atdhe”, shkroi ministri i jashtëm ukrainas, Vadym Prystaiko.

Trupat u nxorën nga një aeroplan ushtarak dhe u nderuan me ceremoni zyrtare nga ushtarët që mbanin flamuj pranë tyre.

Irani ka thënë se është duke i analizuar të dhënat e kutive të zeza të aeroplanit, duke i mohuar raportimet se është marrë vendim për dërgimin e tyre në Ukrainë, shkruan “Reuters”.

Komento: