Mbrëmë janë kthyer nga Siria 110 persona e të cilët po mbahen në qendrën e azilantëve në Vranidoll, prej tyre 74 janë fëmijë.
Në pranga të Policisë së Kosovës, lajmi mëson se janë edhe katër burrat që janë cilësuar të rrëzikshëm për aktivitetin e tyre jashtë Kosovës dhe ata janë: Agon Misini, Arijan Kryeziu, Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci.
Sipas burimeve brenda policisë, thuhet se ata kanë marrë pjesë në konflikte jashtë territorit të Kosovës, gjë që sanksionohet me ligj.
Kujtojmë, që në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.
Në konferencë të thirrur për media, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.
“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.