111 raste të reja me koronavirus brenda dy ditësh, infektologu u bën thirrje qytetarëve për kujdes

13:56 | 14 Qershor 2020

Brenda dy ditëve në Kosovë janë konfirmuar 111 raste të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 437 raste.

Që nga marsi i këtij viti e deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 437 raste me koronavirus.

Vetëm në dy ditët e fundit në vendin tonë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë evidentuar edhe 111 raste të reja me COVID-19.

Duke e parë shkallën e rritjes së koronavirusit, infektologu Izet Sadiku, ka bërë thirrje që qytetarët edhe më tutje të vazhdojnë të përdorin maska, të mbajnë distancë e higjienë.

Sipas Sadikut, pandemia me COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe për këtë arsye duhet edhe mbikëqyrje më e madhe nga autoritetet përgjegjëse.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 437 të infektuar me koronavirus, ku 32 prej tyre kanë vdekur dhe 928 janë shëruar.

Postimi i plotë i Sadikut, pa ndërhyrje:

Kanë kaluar 3 muaj nga 13 marsi kur është diagnostkuar rasti i parë me COVID19.

Deri më tani, kemi pasur:

1437 raste pozitive,

prej tyre 928 pacientë apo 64.5 % janë të shëruar ,

33 pacientë apo 2.3 % kanë pëfunduar me vdekje ndërsa

476 apo 33.2 % janë raste aktive

Në dy ditët e fundit kemi 111 raste të reja

Këto shifra na tregojnë se pandemia COVID nuk ka kaluar, siç ka pasur pretendime të herë pas herspashershme.

Deri në zbulimin e vaksinës ose ndonjë bari për trajtimin e saj na duhet plan i detajuar për ballafaqimin me përpikmëri me pandeminë më sfiduese globale të shëndetit publik.

Qytetarët edhe më tutje duhet:

të përdorin maska

të mbajn distancës dhe

higjienën personale

Duhet rritur mbikqyrja institucionale për respektimin e masave parandaluese, marrja e masave ndaj atyre që nuk i respektojne këto masa dhe

Forcimi i kapaciteteve të institucioneve shëndetësore që ballafaqohen me këtë pandemi!_

#mbajemasken#mbajedistancën.

Komento: