114 çifte i dhanë fund martesës së tyre vetëm gjatë prillit

15:56 | 17 Qershor 2024
114-cifte-i-dhane-fund-marteses-se-tyre-vetem-gjate-prillit

Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që shumë çifte gjatë këtij muaji kurorëzuan dashurinë e tyre.

Sipas të dhënave të ASK -së vetëm gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 466 kurorëzime.

“Në muajin Prill 2024 janë regjistruar gjithsej 1 466 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 114 raste”, thuhet në raportin e ASK- së.

Komento: