115 vetëm në Prishtinë, nga këto komuna janë rastet e fundit me koronavirus

23:42 | 12 Korrik 2020

Janë konfirmuar edhe 216 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se sot janë testuar 493 mostra nga të cilat 216 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 40 pacientë të tjerë, dhe një person ka humbur jetën./ORAinfo/

Komento: