118 mijë franga një kosovar ia merr një biznesmeni

11:14 | 08 Korrik 2021

Kosovari ia merr biznesmenit 118 mijë franga.

Tre ditë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kishte detyruar viktimën që t’i jap 118 mijë franga zvicerane.

I dyshuari bëri këtë veprim me arsyetim që ai i kishte kryer disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: