
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e reja për 24 orët e fundit në vend.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media për ditën e sotme ka bërë me dije mënyrën e re se si tashmë do të jepen informacionet në lidhje me Covid 19.
Zemaj ka theksuar se tashmë termini do të ndryshojë dhe në orën 15:00 do të publikohen rezultatet e të prekurve me Koronavirus.
Kurse drejtori i IKSHPK-së, ka theksuar se situata me Covid 19 ka filluar të normalizohet.
Ramadani ka bërë të ditur se me datën 14 korrik nga 420 mostra të marra 119 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
“Me datën 14 korrik janë testuar 420 mostra nga te cilat 119 raste pozitive” ka thënë Ramadani.