12 euro pritet të rritet paga minimale në Gjermani

23:51 | 22 January 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përsëriti të shtunën e tij se qeveria e tij është e angazhuar për të mbajtur premtimin për rritjen e pagës minimale në 12 euro ora pasi sipas tij është jetësore të tregosh respekt për punëtorët me të ardhura të ulëta.

“Rritja e pagës minimale në 12 euro për një orë për mendimin tim është një nga ligjet më të rëndësishme dhe ajo tregon vlerësim për punëtorët. Tashmë jam i lehtësuar që kjo nismë më në fund ka marrë udhë” shkruan Scholz.

Ministria e Punës vlerëson se nga kjo rritje e pagës do të përfitojnë të paktën 6 milionë punëtorë në mbarë vendin, ndërsa punëdhënësve kjo gjë do t’iu kushtojë rreth 1.6 miliardë euro.

Ministri Hail deklaroi se pret që nga kjo reformë të përfitojnë punëtorët në lindje të Gjermanisë si dhe gratë që punojnë në sektorin e kujdesit, të cilat paguhen më pak se të tjerët.

Komento: