12 fshatra në Istog vuajnë 12 vjet për ujë

21:42 | 13 Gusht 2022

Disa nga fshatrat e Istogut janë duke u ballafaquar me mungesë të ujit të pijes.

Banorët e 12 fshatrave të Istogut po përballen me mungesë të ujit tash e një kohë të gjatë.

Të njëjtit në bashkëbisedim me klanin thanë se po e kanë të vështirë jetesën pa ujë, derisa po detyrohen që për higjienë e pije të mbushin ujë ne vende tjera disa kilometra larg.

Megjithëkëtë, ky problem pritet të marrë fund në mes të shtatorit kur komuna përfundon një projekt për një sistem të ri të ujit në bashkëfinancim me austriakët.

Komento: