12 mijë euro shpenzime për sigurimin e veturave zyrtare të MASHT-it

15:33 | 31 March 2019

MASHT-i ka bërë sigurimin e veturave zyrtare.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka nënshkruar kontratë 12 mijë euro për sigurimin e veturave zyrtare.

Të paktën kështu është paraparë në kontratën e nënshkruar nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, raporton lajmi.net.

Ministria e cila udhëhiqet nga Shyqiri Bytyqi, i ka dhënë kontratë një vjeçare kompanisë “Insig” për sigurimin e këtyre veturave, të cilës do t’ia paguaj plot 12 mijë e 516 euro.

Komento: